Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi grupin Hamas që të kthejë menjëherë trupat e të kapurve, përfshirë dy qytetarë amerikanë, brenda 48 orëve të ardhshme, përndryshe vendet e tjera të përfshira në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime.
Në një postim, Trump theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe shprehu besimin se kjo paqe mund të jetë e qëndrueshme, por nënvizoi se zbatimi i plotë i marrëveshjes kërkon veprime të menjëhershme nga Hamas. Ai shtoi se disa trupa mund të kthehen tani, ndërsa disa të tjerë po vonohen, ndoshta për arsye që lidhen me çarmatimin e anëtarëve të grupit.
“Do të shohim se çfarë do të bëjnë brenda 48 orëve të ardhshme,” tha Trump, duke shtuar se po ndjek situatën shumë nga afër.








