-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytet Vau i Dejës/ Kryetari i bashkisë: Përroi i Glinës u fut në 100 shtëpi

Kryesoret

Përmbytje në veri nga reshjet e shiut. Situata në Vaun e Dejës është e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative.,

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli tha se 100 shtëpi kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.

“Situata është mjaft e rëndë. Përmbytjet kanë filluar në të gjithë njësitë administrative. Përroi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe po bën përmbytje në të gjithë qytetin e Vaut të Dejës.

100 shtëpi kanë prezencë uji. Dëmet janë shumë të mëdha në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë mos të rrezikojmë jetën e njerëzve se situata është shumë e rëndë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit