Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i kërkoi kryeprokurorit Olsian Çela në Kuvend masa konkrete për të ndaluar kompanitë që marrin leje ndërtimi për kulla me vlerë 200 milionë euro pa pasur bilance financiare. Ajo paralajmëroi rreziqet për ekonominë shqiptare:
“Sot pastrimi i parave, korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë ulur vlerën e euros me 30%, dhe kjo është një kambanë alarmi për ekonominë shqiptare.”
Tabaku kërkoi gjithashtu ligje që të ndalojnë kompanitë pa eksperiencë dhe kapital të marrë leje ndërtimi, si dhe monitorim më të fortë të burimeve të fondeve në sektor, duke nënvizuar se situata aktuale në Tiranë është përkeqësuar për tre vitet e fundit.








