I ftuar në emisionin “5Pyetjet” nga Babaramo, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Ablard Tahiri, komentoi situatën politike në Kosovë dhe sfidat e partive opozitare për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin, si dhe pasojat ndërkombëtare të vendimeve të qeverisë aktuale.
“Këto katër vitet e fundit kemi hyrë në situatën e tretë ku jemi nën sanksione. Sa i përket aferave, ato janë shumë të mëdha në fushën e energjisë. Asnjë nga partitë nuk dëshiron të bashkëqeverisë me Kurtin. Ai nuk mund ta nxjerr situatën për arsyet e besimit, pasi nuk ka mbështetje të mjaftueshme dhe për mospezullimin e dialogut strategjik. Nëse zoti Kurti dështon, ne nuk kemi arritur ende të sigurojmë 61 deputetë. Nuk kemi gjetur vullnetin tek elitat e Kosovës. Nga dita 10 deri në 40 duhet të zhvillohen zgjedhjet e zakonshme. Takim me zotin Limaj nuk kemi pasur. Sa i përket çështjes së zotit Limaj, e kemi parë që nuk ka ambient për të pasur 61 deputetë. Nuk kemi qëllim të krijojmë koalicione me partitë e vogla. Jemi të izoluar ndërkombëtarisht. Ky ka qenë një proces i gjatë, deri në finalizimin e gjykatës,” tha Ablard Tahiri.








