Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi në Shkodër. Një punonjës i Tatimeve ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol.
I plagosuri është Enea Buzukja dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek “Arra e Madhe”, ndërsa mjeti raportohet se ka qenë i parkuar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.


 
                                    





