Mediat ruse raportojnë se Kievi goditi rafinerinë NS-Oil në komunitetin Novospasskoye.
Gjithashtu thuhet se Ukraina goditi edhe uzinën kimike Stavrolen në Krai Stavropol.
Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë vend të NATO-s dhe është gati të ndërmarrë një angazhim të tillë në një marrëveshje sigurie. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov theksoi se shpreson që Donald Trump të vazhdojë të luajë një rol kryesor në këtë çështje.
“Shpresojmë që Presidenti Trump do të vazhdojë sinqerisht të kërkojë një zgjidhje për krizën ukrainase dhe të mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të zhvilluara në Samitin e Anchorage dhe të zhvilluara në bazë të propozimeve amerikane”, u shpreh Lavrov.








