Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë.
“Donald Trump po përpiqet sinqerisht të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe kjo perceptohet shumë pozitivisht në Moskë, përfshirë edhe nga Presidenti Vladimir Putin. Trump po përpiqet vërtet të kontribuojë edhe në zgjidhjen e një sërë konfliktesh ndërkombëtare dhe rajonale,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.








