Sot në Tiranë po zhvillohet takimi i 20-të i Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, që bashkëkryesohet nga Taulant Balla dhe Marco Tarquinio. Delegacioni me nëntë eurodeputetë ndodhet në vend për të vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder u shpreh se;
“SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet.
Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai.









