Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Vinicius ka kërkuar falje publikisht pas sjelljes së tij ndaj trajnerit Xabi Alonsos në El Clásico.
Në një mesazh të postuar në rrjetet e tij sociale, sulmuesi brazilian u kërkoi falje tifozëve të Real Madridit për gjestet e tij gjatë zëvendësimit kundër Barcelonës.
“Ndonjëherë pasioni më mposht, gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim”, shkruan Vinicius si justifikim për reagimin e tij ndaj zëvendësimit në ndeshjen në Bernabeu.
Ai e përfundon kërkimfaljen e tij me një deklaratë dashurie për ekipin e bardhë: “Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë”.









