Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


 
                                    





