Katalanasit kanë filluar të shqyrtojë mundësitë për përforcime që mund ti shtohen skuadrës së Hansi Flick gjatë afatit të ardhshëm veror të transferimeve.
Për ata egziston nevoja për krahun e majtë dhe me objketivin e tyre më të fundit, klubi po mendon jashtë kornizave tradicionale.
Kjo lloj strategjie erdhi pas largimit të Inigo Martinez i cili u bashkua me Al-Nassr gjatë verës dhe la pa alternativë krahun e majtë të mbrojtjes.
Plani është që kjo të zgjidhet në vitin 2026, dhe deri më tani, ata kanë përpiluar një listë me disa emra të mundshëm, ndër kryesorët Bartesaghin.
Gonçalo Inacio renditet lart në listë, megjithëse Sporting Lisbona nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet.
Marc Guehi është gjithashtu një objektiv, por duke pasur parasysh mungesën e fuqisë financiare të klubit, ekziston mundësia që të synohet një lojtar më i ri dhe me kosto më të ulët dhe këtu hyn në lojë Davide Bartesaghi.
Sipas mediumit katalanas Sport, Barcelona po ndjek me interes Bartesaghin, i cili ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Arsenalit.
19-vjeçari ka arritur të fitojë një vend në formacionin titullar të Milanit javët e fundit, dhe megjithëse ka luajtur si mbrojtës i majtë ose si mbrojtës i krahut të majtë, katalanasit besojnë se ai mund të formohet si mbrojtës qendror.
Ndërkohë në rolin e qendërmbrojtësit, ai mund të përfaqësonte një opsion të mirë, edhe pse nuk ka luajtur në atë pozicion që kur është ngjitur në ekipin e parë të ‘Rossonerëve’









