-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja McGonigal, Çuçi: Kuvendi s’ka juridiksion për të hetuar, SHBA e mbylli!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka folur lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Ai u shpreh se komisioni hetimor për McGonigal nuk mund të ngrihet, pasi sipas tij Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia e SHBA-ve.

“Nuk ka asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar. Çfarë ka kërkesa? Kërkesa ka ish-agjentin e FBI-së, dy zyrtarë të supozuar në afera për të favorizuar McGonigal, dhe kryeministrin Edi Rama. Le ti marrim me radhë, për të treguar se nuk ka një çështje.

E para, Kuvendi nuk ka kompetencë në lidhje me shtetasin McGonigal. Kushtetuta përcakton saktë që Komisionet Parlamentare janë instrumente të kontrollit parlamentar mbi kontrolle ndaj institucioneve shqiptare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rastin konkret, cështja McGonigal është hetuar dhe gjykuar në SHBA.

Ish-agjenti është dënuar nga një gjykatë federale amerikane për veprimet e kryera në shkelje të ligjeve të SHBA dhe jo të Shqipërisë. Në asnjë dokument zyrtar, të hetimeve amerikane, nuk ekziston asnjë akuzë ndaj ndonjë zyrtari shqiptar. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe as juridiksion për të hetuar një proces penal të mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane.

Kuvendi nuk mund të kthehet në një tribunal që rishikon vendimet gjyqësore të huaja apo që heton veprimet e një shteti të huaj në juridiksionin e një shteti tjetër. Një veprim i tillë do të krijonte një precedentë të rrezikshëm Kushtetutës dhe do të cenonte themelet e shtetit”, tha Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit