-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jovanovski është emëruar drejtor i ri i “Higjiena Komunale” në Shkup

Kryesoret

Aleksandar Jovanovski në Maqedoninë e Veriut është emëruar drejtor i ri i “Higjiena Komunale” në qytetin e  Shkupit.

Ai vjen nga qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Nga kabineti i kryetares Danella Arsovska, thonë se Aleksandar ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse.

“Jovanovski ka arsim të lartë në menaxhim në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, dhe ka fituar certifikatë ndërkombëtare për Qasje Institucionale ndaj Mbrojtjes së Mjedisit.

Me arsimimin, përvojën profesionale dhe angazhimin e tij në sektorin publik dhe privat, Jovanovski do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të ndërmarrjes publike, modernizimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe ekologjikisht përgjegjës në qytetin e Shkupit”. /Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit