Zv/ kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Në orën 15:10 minuta Balluku e shoqëruar nga motra, Pamela Qirko që është avokate është paraqitur në prokurorinë e Posaçme.

Socialistja pritet që të merret e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera lidhur me procedurën për tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.

E pyetur nga mediat nëse do të jepte dorëheqjen, Balluku refuzoi që të flasë duke iu shmangur mediave.




 
                                    





