Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar me ironi paraqitjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra.
Boçi ka bërë një paralelizëm historik, duke e krahasuar situatën e Veliajt me atë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, gjatë procesit të gjykuar nga regjimi i Enver Hoxhës.
Sipas deputetit, ndërsa Hazbiu u akuzua zyrtarisht për spiunazh, dënimi i tij nuk reflektonte të gjitha veprat e tij kundër qytetarëve dhe regjimit.
Reagimi i Boçit:
“Veliaj sot, nuk e di, por m’u duk në shumë pika si Kadri Hazbiu para Byrosë.
Kadriun e dënoi Hoxha për spiunazh ndërkohë që meritonte dënim (në një realitet tjetër drejtësie) për krimet çnjerëzore ndaj kundërshtarëve të regjimit, patriotëve e nacionalistëve, bashkë me Hoxhën vetë.
Dhe Veliaj njënjtë:
E dënon (akuzon) Rama (SPAK) për tanga e bizhu në vend të 5D e inceneratorëve, ku brenda është Rama vetë me të gjithë pikturat e tij!”








