-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Veliaj në Kushtetuese: Në këtë lojë, a jeni pula apo elefantë

Kryesoret

Prej më shumë se 6 orësh po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas një pushimi 20-minutësh, Veliaj u drejtua ndaj përfaqësuesve të presidencës duke kritikuar vendimin e tyre për të dekretuar menjëherë zgjedhjet e reja për bashkinë, pa pritur vendimin e gjykatës për vlefshmërinë e shkarkimit të tij.

“Kemi një standard të dyfishtë që aplikohet. Për dikë të padënuar aplikohet shkarkimi. Për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca ose padija nuk mund të jetë alibi në këtë rast. Ky është një fakt i njohur botërisht. Edhe t’ju shpjegoj dhe t’ju bëj një pyetje tjetër.

Në Republikën tonë, kemi disa sjellje monopol, fjala vjen monopolin e dhunës, monopolin e forcës e ka policia. Edhe këtu njerëzit janë në pranga, të tjerët të armatosur janë prapa dere. Ja njeh ligji. Monopolin e përdorimit të armëve të rënda e ka ushtria. Ia njeh ligji. Monopolin e dhënies drejtësi e ka gjykata. Siç kam kuptuar, monopolin e shkatërrimit të një jete publike e ka prokurori i posaçëm. Mundtë shkatërrojë jetën publike.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit