Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano, duke vlerësuar kontributin e tij në tranzicionin demokratik të Shqipërisë dhe rolin e tij historik në politikën shqiptare.
“Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë, dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka. Fatos Nano ishte ndarja mes dy botëve: aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë.
Lamtumirë, Kryetar!”, shkroi Manja.


 
                                    





