Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeminstrit Fatos Nano, ditën e djeshme.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikura në kampionatin “Abissnet Superiore”, kategorinë e parë, kategorinë e dytë, kategorinë e tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.









