-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kujton Fatos Nanon: Nuk do të ndahet kurrë nga kujtimet tona

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim emocional në kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.

Përmes një videokartoline me momente nga jeta politike dhe personale e Nanos, Rama shprehu respektin dhe mirënjohjen për figurën e tij, duke e cilësuar “liderin historik të socialistëve” dhe “mikun e rigjetur”.

Ai theksoi se Nano do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtimeve dhe historisë së familjes socialiste.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shkruan përbri videos Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit