Rafael Leao është rikuperuar nga problemi në ije dhe është stërvitur me grupin, duke i dhënë trajnerit Masimiliano Alegri një lehtësim para ndeshjes kundër Romës. Aktivizimi i portugezit nga minuta e parë mbetet i pasigurt, pasi stafi teknik nuk dëshiron ta rrezikojë rikthimin e parakohshëm.
Në rast se Leao ruhet si rezervë, Kristofer Nkunku mund të startojë titullar, duke formuar një dyshe interesante me Ruben Loftus-Cheek për të sjellë më shumë lëvizshmëri dhe kreativitet në fazën ofensive.
Pulisiç dhe Himenez mbeten jashtë për shkak të problemeve muskulore, ndërsa Tomori vazhdon punën individuale për rikuperim. Nga ana tjetër, Jashari dhe Estupinan janë rikthyer në grup dhe mund të përdoren nga minuta e parë për të sjellë ekuilibër dhe freski në mesfushë.
Milan synon të shmangë thirrjet ndërkombëtare të disa lojtarëve për të maksimizuar rikuperimin e skuadrës, ndërsa atmosfera në klub është pozitive dhe sfida me Romën shihet si një test i rëndësishëm për të rikthyer energjinë e munguar.








