-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ekonomia duhet të shërbejë për shumicën e shqiptarëve, jo për pakicën

Kryesoret

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, kritikoi gjendjen ekonomike në vend, duke theksuar se stabiliteti i qeverisë “ekziston vetëm në letrat e ministrive, jo në xhepat e qytetarëve”.

“EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime,” shprehet Tabaku, duke shtuar se kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta.

“Ekonomia shqiptare nuk prodhon më! Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi rritet me vetëm 0.1%. Kjo është prova që kemi një ekonomi të pakicës, që nuk krijon vende pune dhe nuk gjeneron mirëqenie për qytetarët,” theksoi Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit