Një qytetar ka konstatuar mëngjesin e sotëm një objekt të dyshuar si bombë pranë murit rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit.
Qytetari ka kontaktuar policinë vendore, ndërsa një patrullë ka mbërritur në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, objekti u gjet mes disa bimësive të ulëta, larg zonave të banuara.









