-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rahmetile Balluku dhe urdhri i Ramës për ekzekutimin dixhital

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar sërish sot zv/ kryeministren Belinda Balluku pasi SPAK-u e mori të pandehur ditën e premte.

“Lubofobia! Miq! Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.

Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.

Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale. Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.

Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.

Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se: “Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit