Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja.
“Nano ishte njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij të vendi. Fatos Nano kishte tolerancë që pak politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.








