Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, i janë bashkuar homazheve në nderim të Fatos Nanos. Kreu i qeverisë mbajti edhe një fjalim për liderin historik të Partisë Socialiste.
“Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd.
Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë” tha ai.









