-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Xhoana Nano me lot në sy: Fatosi eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj

Kryesoret

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, po ndahem me njeriun që më lidhën përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta.

Sot është një nga ato ditët që nuk do ta doja ta jetoja kurrë. E tilla është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di.

Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeri, por kisha rënë në dashuri edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe, të një Shqipërie që lipsej të largohej nga barbaria, hakmarrjeve dhe të fitonte një kurs tjetër, civil modern dhe evropian. Këto do ti gjeja tek Fatosi.

Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, që dilte të falte, të mirëkuptonte. Hakmarrja, ishte cilësi që nuk e kishte, por nuk pranoi ta njihte. Këtë e bëri pasi udhëhoqi vendin pas burgimit të padrejtë, kur vendi ishte në prag të një lufte civile. Ishte i drejtpërdrejt, ndonjëherë kokëfortë, por i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me shpirt.”, tha Xhoana Nano

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit