Barcelona është afruar pesë pikë larg liderëve të LaLiga-s, Real Madridit pas fitores së djeshme ndaj Elches me rezultatin 3-1.
Një hapje e shpejtë dhe shpesh frenetike nga të dyja skuadrat pati një ndërrim të vazhdueshëm të posedimit të topit, megjithëse do të duheshin tetë minuta para se të shfaqeshin raste të dukshme, pasi David Affengruber i Elches ia la topin Alejandro Balde, i cili më pas ia dha topin Lamine Yamal për të shënuar një gol me të majtën.
Ndërsa vetëm katër minuta më vonë, rrëshqitja e Adria Pedrosas i lejoji Fermin Lopez të sulmonte me shpejtësi duke ja dhënë topin Ferran Torres për ta bërë rezultatin 2-0 për Barcelonën.
Megjithatë asgjë nuk erdhi pa përpjekje për katalanasit duke e dërguar rezultatin përfundimtar të ndeshjes në 3-1.
Ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes u cilësua Marcus Rashford.








