-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu në “5 Pyetjet”: Shkarkimi i Veliajt, shqetësim për ligjshmërinë

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Kreshnik Spahiu komentoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar Bashkie, duke e cilësuar atë të kundërshtueshëm me Kushtetutën dhe duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve ligjore.

Ai vuri në dukje se gjykatat dhe institucionet ndërkombëtare duhet të garantojnë procesin e drejtë, pa ndërhyrje politike, dhe se interesat e publikut duhet të mbrohen gjithmonë.

“Gjykata Kushtetuese është garant i parimeve kushtetuese. Çfarë unë kam thënë duhet të thuhet e plotë. Duhet të ndryshohet masa e sigurimit para se Gjykata e së Drejtës së Strasburgut të japë vendim; kjo është parashikim i pezullimit të pafajësisë. Nga arresti në burg me detyrim paraqitjeje nuk ka ndryshim vendimi. Unë them, nëse Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqje, askush nga politikanët e tjerë që janë në SPAK nuk duhet të japë dorëheqje. Nuk ka asgjë të keqe që të jetë Erion Veliaj si Sajmir Tahiri. Çfarë të keqe i bën dikujt që Veliaj të gjykohet në arrest lirie ose në gjendje të lirë? Interesi i publikut është që gjykata t’i japë gjyqin dikujt që është i zgjedhur, duke pasur parasysh që qeveria e ka shkarkuar në kundërshtim me Kushtetutën,” shprehet Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit