Kuvendi ka publikuar listën me 23 kandidatë që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të pavarura në vend.
Në garë janë përfshirë figura të njohura publike, politike dhe juridike, ndër to ish-kandidatë për deputetë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Në listë renditen emra si Adriana Kalaja, Endrit Shabani (kryetar i “Nisma Thurje”), Jola Hysaj, si edhe avokatë të njohur si Saimir Vishaj.
Lista e plotë e kandidatëve përfshin:
Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Anton Kosteri, Anton Lleshaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Endri Papajorgji, Endrit Shabani, Fatjona Male, Genta Tafa, Gerti Shella, Ismail Tafani, Jola Hysaj, Juliana Hoxha, Laureta Roshi, Lulzim Hamitaj, Myrteza Myftari, Saimir Vishaj, Shkëlqim Sulo, Suela Koçibellinj, Tartar Bazaj, Valentina Teodoresku dhe Skënder Haluci.








