I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu foli për vendimin e gjyqtarëve që e cilësuan antikushtetues shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Gjyqtarët kanë vendosur në mënyrë të pavarur dhe e kanë cilësuar pakushtetuese shkarkimin e Erion Veliajt. Duke mos u paraqitur në punë, do të ishte kundër me vendimin kushtetues. Tre gjyqtarët në mënyrë të pavarur u shprehën. Në të ardhmen, gjyqtarët mund të shkarkonin të njëjtën gjë. Edhe pse mund ta urrejnë Erion Veliajn, juridikisht ata duhet ta ndihmojnë. Di ta lexoj votën e çdo gjyqtari.
Rama do të kishte interes që, duke u marrë me fushatë, të harronin për gjëra të tjera. A e dini Shqipëria që pesë bashkitë e tjera janë në fushatë? Këto bashki përherë janë ato që i japin pushtetin atyre,” tha Spahiu.









