-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: Të ulemi në konsensus me opozitën

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla sot në konferencë për mediat para kryesisë së Kuvendit kërkoi nga palët që të ulen dhe të zgjedhin me konsensus Avokatin e ri të Popullit.

Ai tha se PS ka pranuar të gjitha kërkesat e PD-së për një emër konkret por kur vjen momenti për ta zgjedhur janë ata që tërhiqen përsëri prapa.

“Kandidatura duhet të përmbushë kriteret dhe t’i japë institucionit kredibilitetin që i takon. PS nuk e ka sot një emër për shkak se jemi ende në fazën që po shprehin interesin.

Të gjithë ata se mendojnë se mund të kjapin kontributin e tyre për avokat populli, fokusi sot është për tre grupet parlamentare të opozitës, prej nesër apo kur të mblidhet komisioni propozimi im është institucionalizimi i një komunikimi opozitë-maxhorancë në funksion të dhënies fund të kësaj situate të papranueshme dhe që Kuvendi s’e ka zgjedhur ende”, tha Balla.

Balluku në SPAK, Balla: Nuk e komentoj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit