SPAK ka zbardhur një pjesë të dosjes hetimore ku përfshihen mesazhet mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe Evis Berberit, në prag të emërimit të këtij të fundit si drejtor i ARRSH-së.
Në komunikimet e publikuara, Balluku i kërkon Berberit “hermetizëm”, të mos zhvillojë takime apo të japë premtime pa konsultim, duke theksuar se “nga kjo detyrë varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve”.
Pjese nga dosja
Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.
Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.
Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.
Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”
/5pyetjet.al








