-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Rama dhe Balluku manipuluan tenderin e Tunelit të Llogarasë për të vjedhur para publike

Kryesoret

Në një fjalim të ashpër në Kuvend, deputeti i opozitës Klevis Balliu ka hedhur akuza të rënda ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama, lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë.

Sipas tij, ky projekt ka qenë pjesë e një skeme për abuzim financiar dhe shpërdorim të fondeve publike, duke përfshirë manipulimin e tenderëve dhe rritjen artificiale të kostove.

Balliu kërkoi një interpelancë me ministren e Infrastrukturës për të sqaruar këto akuza dhe për të nxjerrë në dritë proceset që lidhen me këtë projekt madhor.

“Sa më shumë të fliste Belinda, aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 milion euro më shumë se oferta e dytë. Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para që Berberi e Balluku të marrë pjesën e vet dhe Rama të marrë sa më shumë. Shtesat 50 milion euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës. Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat,” shprehet Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit