-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Plakja e popullsisë dhe emigrimi, sfidë e ekonomisë në Shqipëri

Kryesoret

Plakja e popullsisë, emigrimi i fuqisë punëtore dhe pasiguritë globale po shfaqen si ndër sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare në vitet në vijim.

Paralajmërimi vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë workshop-it të 19-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, ku theksoi se, pavarësisht ecurisë pozitive, rritja ekonomike e vendit po përballet me kërcënime të reja.

“Pasiguritë globale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndryshimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë e ushqimeve vazhdojnë të ndikojnë pritshmëritë e agjentëve ekonomikë dhe kushtet tregtare të vendit.

Njëkohësisht, tranzicioni drejt një ekonomie më të gjelbër dhe digjitale kërkon investime të mëdha publike e private, rritje të produktivitetit dhe përshtatje të strukturës së prodhimit. Nga ana tjetër, ndryshimet demografike, si plakja e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm i forcës së punës, po kufizojnë ofertën e burimeve njerëzore, duke ndikuar në potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike”, tha Sejko.

Në këtë kuadër, ruajtja e stabilitetit makroekonomik është një sfidë më vete sipas guvernatorit e cila kërkon politika më të kujdesshme monetare e fiskale.

“Në këtë kontekst, nevojiten reforma të rëndësishme transformuese për të rritur produktivitetin përmes: inovacionit, investimeve, përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së konkurrencës, ngritjes së strukturave më të mira digjitale dhe përfshirjes më të gjerë financiare e ekonomike”, u shpreh Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit