-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat në Prishtinë: Xhandarmëria serbe hyri në Kosovë edhe më 15 tetor, pamjet

Kryesoret

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet sipas tyre të ushtarëve të armatosur të xhandarmërisë serbe që kanë kaluar kufirin në fshatin Rakinicë të Podujevës, duke hyrë në territorin e Kosovës më 15 tetor.

Pamjet janë publikuar  nga TV Dukagjini, i cili posedon një video ku shihen forcat serbe teksa kalojnë kufirin në pjesën veri-lindore, saktësisht në afërsi të Orllanit.

“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve.

Sapo kuptuan se kishin kaluar Vijën Kufitare Administrative (ABL), ata u kthyen menjëherë në anën e Vijës Kufitare Administrative të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas RTVDukagjinit, banorët e zonës, të cilët kanë filmuar ngjarjen, kanë konfirmuar për televizionin hyrjen e ushtarëve serbë, megjithëse nuk kanë pranuar të deklarohen publikisht.

Sipas tyre, gjatë incidentit, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë ofenduar dhe sharë banorët, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar edhe traktori. Ditë më parë xhandarmëria serbe hyri në territor të Kosovës në veri, rrembeu një qytetar dhe u largua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit