-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furnizonte grupe kriminale me armë, arrestohet taksisti 46-vjeçar

Kryesoret

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Gun Expert”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë A.C., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet dhe në banesën e tij, policia sekustroi 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, që dyshohet se do t’i shiste grupeve kriminale.

Të gjitha këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e përdorur nga i arrestuari.

46-vjeçari është i njohur edhe më parë për të njëjtën aktivitet kriminal, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet furnizimi me armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit