-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbje e madhe për Petro Koçin, ndahet nga jeta vëllai i tij

Kryesoret

Familja e ish-deputetit Petro Koçi është prekur nga një humbje e madhe. Vëllai i tij, Beni Koçi, është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Petro Koçi me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Koçi e përshkruan të ndjerin si një njeri plot energji, me shpirt sportiv dhe karakter të fortë. Ai kujton se Beni lindi në Fier më 13 shkurt 1964, u rrit në një familje të thjeshtë dhe u dallua që herët për pasionin ndaj fushës teknike, duke punuar për disa vite si teknolog në Azotik.

Më pas, si shumë bashkëqytetarë të tjerë, Beni mori rrugën e emigrimit drejt Greqisë për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij. Ai ishte i martuar me Vasilika Gjikopullin, me të cilën ka dy fëmijë, Xhinen dhe Vasilin.

“Beni nuk ia doli dot, por do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si njeri punëtor, krenar dhe me shpirt të pastër,” shkruan ndër të tjera Petro Koçi, duke shtuar se humbja është e rëndë sidomos për nënën e tyre, e cila më parë ka përjetuar edhe ikjen e djalit më të vogël, Arjanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit