-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zakharova kritikon Vuçiqin për qëndrime të dyfishta, Beogradi reagon: Deklaratat na habitën

Kryesoret

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Moskës dhe Kievit, duke e akuzuar për deklarata kontradiktore. Në një konferencë për media, ajo theksoi se Serbia duhet t’u qëndrojë premtimeve të dhëna për mosfurnizim me armë të Ukrainës.

“Vuçiq thotë diçka tjetër në Moskë e tjetër në Beograd. Ne nisemi nga supozimi se Beogradi do t’i përmbahet me përpikëri premtimeve të dhëna dhe nuk do të furnizojë me armë Ukrainën,” deklaroi Zakharova, duke nënvizuar se qëndrimet e ndryshme të presidentit serb krijojnë paqartësi në politikën e Beogradit ndaj Rusisë.

Në reagim, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, u shpreh se Beogradi “është i befasuar” nga komentet e Zakharovas. Ajo kujtoi se Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke theksuar se politika e jashtme serbe mbetet “e pavarur dhe konsistente”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit