-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Exit-pollet e para i japin përparësi Ardian Gjinit në Gjakovë

Kryesoret

Sipas tri exit-polleve të publikuara mbrëmjen e sotme, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Gjini, është në epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Ardian Gola, në garën për kryetar të Gjakovës.

Exit-polli i UBO Consulting, i prezantuar në RTV Dukagjini, e rendit Gjinin me 58.3 për qind të votave, ndërsa Golën me 41.7 për qind.

Rezultate të ngjashme paraqet edhe Albanian Post, përmes sondazhit të publikuar në T7, ku Gjini vlerësohet të ketë marrë 59.2 për qind të votave, përballë 40.8 për qind të Golës.

Ndërkohë, sipas PIPOS, që rezultatet i publikoi në Klan Kosova, kandidati i LDK-së ka 57.2 për qind, ndërsa ai i VV-së 42.8 për qind.

Këto të dhëna nuk përbëjnë rezultate zyrtare, por nëse trendi i tyre konfirmohet nga numërimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, atëherë Ardian Gjini pritet ta sigurojë edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Gjakovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit