Shaqir Totaj është rizgjedhur kryetar i Prizrenit, sipas sondazheve që janë prezantuar nga Exit Pollet në Klan Kosova, Albanian Post dhe RTV Dukagjini.
Sipas sondazhit të Albanian Post, Totaj ka fituar 55.5 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat qeverisës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka siguruar 44.5 për qind të votave.
Ndërsa sipas Exit Poll-in të Klan Kosovës, Totaj është fitues i balotazhit me 55.14% në raport me kandidatin e VV-së, Artan Abrashi me 44.86%.
Sipas të dhënave nga sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus, në balotazhin për kryetar të Prizrenit, Totaj ka fituar me 56.8% të votave, ndërsa Abrashi, ka marrë 43.2%.









