Skuadrat e Gjilanit dhe Dukagjinit regjistruan fitore si mysafirë në xhiron e 13-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Gjilani e mbylli ndeshjen ndaj Malishevës me rezultat 2:1, pas golave të Senad Jaroviqit në minutën e katërt dhe Blerind Morinës në të 25-tën.
Malisheva ngushtoi rezultatin në minutën e 89-të me golin e Samuel Opehut, por kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen. Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e tetë me 15 pikë.
Ndërkohë, Dukagjini arriti një fitore dramatike 1:0 ndaj Ferizajt, falë golit vendimtar të Dardan Morinës në minutën e 98-të. Pas kësaj fitoreje, Dukagjini ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.








