Kandidati i pavarur për Bashkinë e Mat, Eduart Brahilika ka deklaruar se procesi i votimit është shoqëruar me probleme serioze dhe presion ndaj votuesve.
Ai ka akuzuar komisionerët dhe punonjësit e administratës lokale, të cilët sipas tij janë gjithashtu patronazhistë të partive, për pengimin e procesit të votimit.
“Mesazhi im ka qenë gjithmonë i qartë: votoni për ndryshim! Shqipëria po tkurret çdo ditë dhe nuk mund të kemi më të njëjtin nivel administrativ që pengon të drejtën e votës. Kur hyra në këtë garë, hyra me bindjen e plotë se matjanët duhet të votojnë lirshëm,” tha Brahilika.








