Deri në orën 13:00, Juniku shënoi pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e sotme në Kosovë, me 28,39% të qytetarëve që kanë dalë për të votuar, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në anën tjetër, Rahoveci regjistroi pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 8,63% të të drejtëvotuesve të regjistruar.
Në kryeqytet dhe Mitrovicën e Veriut, përqindjet e daljes ishin të ngjashme, 17,57% në Prishtinë dhe 17,80% në Mitrovicën e Veriut. Komuna të tjera si Prizreni, Gjakova dhe Peja shënuan përqindje më të ulëta, ndërsa në të gjithë vendin kanë votuar rreth 13,46% e qytetarëve.









