Kandidati i Partisë Socialiste së Bashkisë së Beratit Ervin Ceca, pas votimit u shpreh i bindur tek fitorja.
“Besoj që do të jemi pak a shumë në të njëjta shifra dhe të njëjtin rezultat”, u përgjigj ai.
Në një deklaratë për mediat pas votimit ai shprehu bindjen se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.
Ervin Ceca i Partisë Socialiste kandidon përballë Pavlo Shkarpës, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga opozita. Në këtë bashki kanë të drejtë vote 82 161 zgjedhës.








