Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni, u shpreh i emocionuar pas fitores në zgjedhjet e dielës për Bashkinë e Matit, duke marrë 66,54% të votave (7,425 vota).
Kandidati i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika, mori 28,54% (3,184 vota), ndërsa Suzana Pasha 4,92% (549 vota).
“E gjithë kjo mbështetje që na kanë dhënë, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë.”









