-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu në “5Pyetjet”: Shqipëria po përjeton krizën më të thellë të demokracisë

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, analisti dhe juristi Kreshnik Spahiu komentoi rezultatet e fundit zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë një analizë të drejtpërdrejtë dhe kritike mbi gjendjen e demokracisë shqiptare.

Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime dhe mungesa e garës reale politike në Shqipëri tregojnë një krizë të thellë besimi mes qytetarëve dhe sistemit politik.

“Dje ka dy rezultate: mos pjesëmarrje historike në zgjedhje. Ka një dëshpërim të madh te votuesit e rinj dhe rezultati i dytë ishte i pritshëm, pasi fitorja 5 me zero në Partinë Socialiste. Do të flasim edhe për zgjedhjet në Kosovë që ishin plot ngjyra, plot zbardhësi, dhe në fund u morën vesh fituesit. Nuk më shqetëson shpejtësia e numërimit të votave. Ajo që më shqetëson është demokratizimi i shqiptarëve për mos dhënie vote.

Lajmi i mirë është që Shqipëria ka qenë gjithmonë e indoktrinuar, rinia është larg aspektit politik. Po ta shohësh Kosovën, nuk ka fitues ose humbës, por janë të ndarë — po ta shohësh edhe te Lista Serbe. Kurse në Shqipëri, çfarë të shohësh, nuk ka gara në mes tyre. Edhe një parti e tretë nuk mund të bëjë dot që të ketë ndonjë ndikim,” shprehet Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit