-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

26 kandidatë në garë për Avokatin e Popullit/ Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat publike

Kryesoret

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka nisur sot dëgjesat publike me kandidatët që garojnë për postin e ri të Avokatit të Popullit.

Pas shpalljes së vakancës në tetor dhe mbylljes së aplikimeve më 3 nëntor, janë paraqitur 26 kandidatë që synojnë këtë detyrë të rëndësishme kushtetuese.

Dëgjesat do të zhvillohen më 12 dhe 13 nëntor, duke nisur nga ora 14:00, në sallën e Komisionit të Ligjeve në Kuvend.

Në ditën e parë pritet të paraqiten disa prej kandidatëve më të njohur në fushën e drejtësisë dhe shoqërisë civile, ndërsa pjesa tjetër do të dëgjohet nesër.

Pas mbylljes së procesit, Komisioni do të përgatisë raportin përfundimtar me vlerësimin e secilit kandidat, i cili më pas do t’i kalojë seancës plenare për votim.

Sipas ligjit, Avokati i Popullit zgjidhet me tre të pestat e votave të deputetëve dhe e ushtron mandatin për pesë vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit