Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, tensionet politike u ngritën në maksimum pas një përplasjeje të ashpër mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe deputetit socialist Ceno Klosi.
Gjatë fjalës së tij, Balliu akuzoi Klosin për përfshirje në veprimtari të paligjshme, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër.
“Je trafikant dhe kriminel.
Ke kaluar tonelata droge në dogana. Vendi yt nuk është në Parlament, por në burg,” deklaroi Balliu mes debatit.
Deklaratat e tij shkaktuan reagime në sallë dhe tension në vijimin e mbledhjes, ndërsa përfaqësues të mazhorancës tentuan të qetësonin situatën.
Deri më tani, deputeti Ceno Klosi nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj akuzave.
Ngjarja pritet të ketë jehonë në skenën politike, duke shtuar përplasjet mes maxhorancës dhe opozitës në komisionet parlamentare.








