Pas ngjarjes së djeshme të ndodhur në Aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos shoferi i tij Muçi Shaljani, ky i fundit ndodhet i intubuar në reanimacion.
Shaljani në atentatin e djeshëm mori 10 plumpa ku 2 prej tyre e kapën në kokë.
Sipas burimeve spitalore, Shaljani ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve.
Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.









