-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Balluku u mbyll në zyrë, po paracakton se kujt do t’ia japë tenderin e radhës

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mungesës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, ku pritej të prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026.

“Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision. Të dy zv.ministrat, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë ka punë, nuk e dimë ku është.

Ku dy vartësit e saj nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët e marrin më mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t’i jap tenderin e radhës. Për buxhetin duhet të jetë ministri, personi përgjegjës politik, sepse fondet nuk i jepen zv.ministrave është përgjegjësi e ministrit.

Një ministër që i fshihet Kuvendit, ne e dimë që është e pandehur, një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë.

Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe në Europë që ka një zv.kryeministër dhe ministër që menaxhohen 60% të buxhetit të shteti, të marrë të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën, nuk do gjeni në asnjë vend tjetër. Në Maqedoni u largua ministri brenda 24 orësh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit